Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili në gjendje të dehur ishte prezantuar si person zyrtar dhe e kishe kontrolluar në gjepa një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur të dielën në Skenderaj dhe është cilësuar si “prezantim i rremë si person zyrtar”.
“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit viktimës mashkull kosovar i ishte prezantuar si person zyrtar dhe e kishte kontrolluar në xhepa të rrobave dhe në trup”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.