Policia e Kosovës ka njoftuar se ka njoftuar se të martën në Isniq të Deçanit, ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se më 17 mars kishte goditur me veturë 3 persona dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më 19.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartë cekur ka goditur me veturë tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Viktimat thuhet se kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.