Kronikë

Arrestohet një burrë me probleme psikike në Suharekë, dyshohet për dhunë në familje

arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka probleme psikike, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj një familjareje të tij.

Ai po dyshohet për veprat penale “dhunë në familje” dhe “sulm”

“Suharekë 26.01.2024 – 13:30. Me 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se ka probleme psikike, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte ushtruar dhunë fizike, duke e goditur viktimën femër kosovare dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.