Një person është arrestuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj.
Sipas njoftimit, më 18 mars rreth orës 04:00 në një shtëpi banimi në fshatin Greme të Ferizajt, persona të panjohur kishin depërtuar me forcë dhe nga aty dyshohet se kishin vjedhur para në vlerë prej 40 mijë euro, stoli ari në vlerë prej 25 mijë euro, dy armë zjarri me leje dhe sasi të municionit.
Sipas njoftimit nga Policia, hetuesit rajonal pas një punëve intensive, grumbullimit të informacioneve në terren dhe shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të hënën kanë arrestuar të dyshuarin S.I. 49-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë.
I dyshuari S.I është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.