57-vjeçari rus Aleksandar Bobovnikov është arrestuar nga policia shqiptare në aeroportin e Rinasit. Ishte shpallur në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit.
Siç raporton “BalkanWeb”, Bobovnikov, me profesion neurokirurg, erdhi në Shqipëri me aeroplan privat nga Gjermania.
57-vjeçari është shpallur në kërkim nga Rusia pasi ka dalë kundër luftës në Ukrainë.
Ai më herët është ndaluar në Firence por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në Rusi.
Vendet e Bashkimit Evropian e kanë refuzuar arrestimin e tij, ndërsa aktualisht mbetet të shikohet cili do të jetë qëndrimi i drejtësisë shqiptare.