Kronikë

Arrestohet në Kosovë shtetasi turk, po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

operacion

Foto-Ilustrim

Është arrestuar një shtetas turk në Kosovë, bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia. 

S.Y. (1986) është arrestuar të mërkurën rreth orës 11:30. Ai po kërkohej nga Turqia, ku është dënuar me shtatë vjet burgim efektiv për veprën penale “keqpërdorim i kartelave bankare”. 

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla”, është thënë nga Policia e Kosovës.