Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i kërkuari nga Interpoli për lëndimin e një personi që e çoi në vdekje

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale “lëndim i rëndë me pasojë vdekjen” dhe “vandalizëm”.

Sipas njoftimit për media, ai është arrestuar të hënën pasi ishte i kërkuar përmes INTERPOL-it nga Gjermania.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’. Me urdhër të prokurorit Kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.