Një i dyshuar është arrestuar pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një polici në Pejë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari fillimisht tentoi ta godiste me veturë policin e më pas shtiu ndaj tij.
“Sot me datё 17.12.2024, rreth orёs 16:03, deri sa zyrtari Policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugёn ‘Mbreteresha Teutё’, përball Policisё, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godas me automjet zyrtarin Policor, zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё lëvizjes nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia pas arratisjes së të dyshuarit ka nisur hetimet dhe ka realizuar tri bastisje në lokacione të ndryshme. Rreth dy orë pas ngjarjes, ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
I dyshuari është në mbajtje për 48 orë për “vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”.