Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar të dyshuarin që ka sulmuar futbollistin 15-vjeçar të Fushë-Kosovës, Belgin Jashari.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari M.K. (1978) e ka sulmuar 15-vjeçarin gjatë një ndeshjeje në Obiliq. Ai po dyshohet për “sulm” dhe është ndaluar për 48 orë.
VIDEO (Momenti i sulmit):
Policia gjatë ditës së djeshme kishte intervistuar babanë e futbollistit të Fushë-Kosovës.
Sulmi ndaj Belgin Jasharit, që i përket komunitetit ashkali, nxiti reagime të shumta në opinion.
Së fundmi, presidentja Vjosa Osmani e ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kërkuan ndëshkim maksimal për autorin e dyshuar.
Gjithashtu, shumë njerëz janë solidarizuar me 15-vjeçarin duke e ndihmuar në mënyra të ndryshme.