Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në Prizren.
Ai dyshohet se ka kërcënuar policët të cilët e kishin ndaluar për një kundërvajtje në trafik duke u thënë “do ta paguani me jetë”.
“Rr. Remzi Ademaj, Prizren 04.10.2023 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: ‘do ta paguani me jetë’. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.