Kronikë

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Lipjan

arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual në Lipjan.

Rasti i cili ka ndodhur të hënën është raportuar në Polici nga gruaja që dyshohet të jetë sulmuar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë. 

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.