Një person është arrestuar enjten në Pejë, nën dyshimin se ka sulmuar qytetarët në një qendër tregtare të këtij qyteti.
Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 20:15.
Nga ky rast thuhet se asnjë person nuk ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 20:15, Policia është njoftuar se në një qendër tregtare në Pejë, një person është duke i sulmuar qytetarët, Policia menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe u dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është duke u intervistuar në Stacionin Policor në Pejë, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë
-
Plagoset një person në Pejë
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë