Kronikë

Arrestohet i dyshuari për shitje të barnave të kontrabanduara në Prishtinë

Barna të kontrabanduara

Një person është arrestuar të martën në Prishtinë, nën dyshimin se ka shitur barna të kontrabanduara.
Policia ka njoftuar se i dyshuari ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se përveç barnave pa banderola të Republikës së Kosovës janë hasur edhe barna me banderola të produkteve të tjera, të cilat nuk kanë përkuar me produktet që i kanë pasur të vendosura.

“...e të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme në vendin tonë në aspektin e cilësisë si dhe u janë shmangur taksave doganore dhe pagesave tjera të obliguara nga organet kompetente”, thuhet në komunikatë. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.