Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet për veprën penale kanosje.
Ai thuhet se nuk e ka liruar zyrën e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe gjatë kontrollit është vërejtur se ai kishte të veshur një antiplumb.
Rasti ka ndodhur të enjten paradite.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.