Kronikë

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture

arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Klinë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “dhunim”.

Arrestimi thuhet se është bërë pasi të mërkurën, rreth orës 13:30, nё stacionin policor në Klinë, prindi i viktimës së dyshuar, që është vajzë e mitur, e ka paraqitur atë si person tё zhdukur.

“Ankuesi deklaron se vajzën e ka kërkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës. Pas njё pune intensive tё hetuesve tё stacionit policor në Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima thuhet se ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe se pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.