Një i dyshuar për dy vjedhje në Pejë është arrestuar të enjten.
Sipas njoftimit nga Policia, R.B. dyshohet për dy raste të ndara të vjedhjeve.
“Me datën 24.05.2023, në Stacionin Policor në Pejë, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se me datё 22.05.2023 rreth orёs 22:30, ka vërejtur se iu janё vjedhur njё palё mbathje me vlerё shtatёdhjetё e tetё (78) euro, dhe përmes video incizimeve vërehet personi i dyshuar. Me datën e njëjtë, nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur edhe njё viktimё e cila deklaron se nga po i njëjti person i dyshuar iu ёshtё vjedhur çanta e krahut sё bashku me 100 euro, pasaporta dhe letërnjoftimi”, ka bërë të ditur Policia.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.