Kronikë

Arrestohet i dyshuari në Istog që vodhi kamerat e sigurisë së Agjencisë së Pylltarisë

Një person është arrestuar në Istog i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit për media nga Policia, një person është ankuar se është thyer dritarja e depos së Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës në fshatin Sine të Istogut, ku ishin të vendosura kamerat e sigurisë.

Pas kontrollimit të hapësirës nga Policia, është vërejtur se dritarja është hapur me forcë dhe është vjedhur DVR i kamerave të sigurisë.

Policia ka arritur ta gjejë të dyshuarin M.H. 23-vjeçar, shtëpinë e të cilit e ka bastisur.

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.