Kronikë

Arrestohet i dënuari me dy vjet burgim për dhënie ryshfeti në Gjilan

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dënuar me dy vjet burgim për veprën penale dhënie e ryshfetit. 

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 13.09.2024 kanë arrestuar Z.H. (viti i lindjes 1976, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej dy vjet e dy muaj për veprën penale ‘dhënie e ryshfetit’”, thuhet në njoftim. 

Pas përfundimit të procedurave ai thuhet se është dërguar në vuajtje të dënimit.