Kronikë

Arrestohet gruaja që mori veturën në autosallon dhe nuk e ktheu

Arrestim

Është arrestuar gruaja që mori një veturë nga një autosallon në Prishtinë dhe nuk e ktheu.

E dyshuar është shtetase e Suedisë. Ajo është dërguar në mbajtje.

“Me 31.05.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Suedisë,  pasi që e njëjta me 27.05.2024  në auto sallonin e ankuesit mashkull kosovar, i ka marr veturën me targa vendore  dhe nuk ia ka kthyer. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.