Kronikë

Arrestohet e lirohet një person në Podujevë, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur

Policia

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një të mitur.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari është liruar.

Njoftimi i Policisë:

Podujevë 19.04.20924-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me dyshimin për bashkëjetesë me viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.