Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e një vjedhjeje në një market në rrugën “Knjaz Milloshi” në Mitrovicën e Veriut.
Rasti është raportuar më 15 prill 2025, rreth orës 12:30. Sipas informatave të para, e dyshuara, shtetase kosovare, dyshohet se ka kryer vjedhje brenda hapësirave të një marketi.
Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme duke e arrestuar të dyshuarën.
Pas intervistimit në prani të hetuesve, me vendim të prokurorit kompetent, ajo është liruar në procedurë të rregullt.