Kronikë

Arrestohet e dyshuara për ngacmim dhe ofendim të tjetrës në Leposaviq

Arrestim

Një grua dyshohet se është ngacmuar dhe ofenduar nga një tjetër grua në Leposaviq. 

Policia ka njoftuar të martën se rasti ka ndodhur në mëngjesin e së hënës. 

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin. 

E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Leposaviq / 21.04.2025 – 09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar dhe ofenduar verbalisht nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.