Kronikë

Arrestohet burri që shantazhoi një grua me publikim të fotografive intime

arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka arrestuar një burrë i cili thuhet se ka shantazhuar një grua me publikim të fotografive intime.

“Rr. B, Prishtinë 23.01.2024 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shantazhuar me publikim të fotografive intime viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.