Kronikë

Arrestohet 27-vjeçari i cili kërkohej me 14 urdhëresa të gjykatës

arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale V.M., i cili ishte në kërkim me 14 urdhëresa të gjykatës.

Ndër to kishte një urdhëresë me burgim me mbi 6 vjet për vjedhje të rëndë, kanosje e lëndim trupor.

Ai është arrestuar në orët e para të së premtes në Prishtinë.

“Sot rreth orës 00:20, nga njësite të stacionit policor 'Veriu' në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të Gjykatës. Ndaj personit të dyshuar: V.M., mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 14 urdhëresa, prej tyre 6 urdhëresa me burgim, (6 vjet e tre muaj burgim), për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi thuhet se është dërguar në vuajtje të dënimit.