Kronikë

Arrestohet 20 vjeçari që mbrëmë kanosi dhe sulmoi një polic, i konfiskohet arma

Mbrëmë në orën 19:20, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, gjatë kohës kur njësitet policore po bënin një kontroll rutinë të automjeteve në atë lokacion, një veturë e tipit BMW, është ndaluar për shkak të kundërvajtjes që ka bërë në trafik (vozitje në anë të kundërt në rreth rrotullim).

“Derisa zyrtarët policor ishin duke komunikuar me ngasësin e automjetit rreth kundërvajtjes, njëri nga pasagjerët ka dalë nga vetura dhe ka sulmuar, kërcënuar zyrtarët policor, ndërkohë që në dorë mbante një armë”, thuhet në raportin policor.

Tutje thuhet se ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar: B.T, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të njëjtit i është konfiskuar arma (pistoletë e kalibrit 7.65 mm) dhe ndaj tij janë iniciuar rastet “Kanosje, Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare si dhe Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës”.

20 vjeçari me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.