Një person që kërkohej për dhunim është arrestuar në Ferizaj mbrëmjen e së mërkurës.
20-vjeçari ishte i dënuar me 18 muaj burgim për këtë vepër penale.
Arrestimi i tij ka ndodhur me ndihmën e Njësisë së Reagimit të Shpejtë.
“Me datën 03.04.2024 rreth orës 20:00 policët e stacionit në Ferizaj të mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, në rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar E.H ( M/K) i moshës 20 vjeçar. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘Dhunim’ me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia.