Kronikë

Arrestohen tri gra në Aeroportin e Prishtinës për dokumente të falsifikuara

Tri gra janë arrestuar të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se të njëjtat kanë tentuar të udhëtojnë nga Prishtina në një shtet të Evropës me dokumente të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh të saj se dy nga të dyshuarat ishin shtetase të Kosovës, ndërsa një tjetër ishte e huaj.

Dy nga të dyshuarat të cilat kishin paraqitur pasaporta të një shteti tjetër, janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër që kishte treguar lejeqëndrimin e huaj pas rreth pesë orësh nga rasti i parë, është liruar dhe rasti i saj ka kaluar në procedurë të rregullt.