Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të rinj në Ferizaj, një 18-vjeçar dhe dy 19-vjeçarë, të cilët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në orët e para të së dielës.
“Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Fatmir Kërqeli’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor , ku tre persona kanë sulmuar dy persona tjerë , duke iu shkaktuar lëndime trupore. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë tre personat e dyshuar : E.F ( M/K) i moshës 19-vjeçare, dhe A.F ( M/K), i moshës 18-vjeçare dhe E.M (M/K) i moshës 19-vjeçare, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa është sekuestruar edhe një pushkë automatike, e cila nuk është përdorur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit thuhet se janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
