Tre persona janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për falsifikim të dokumenteve.
Gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve për udhëtim jashtë Kosovës, në tri raste kanë hasur në tre persona të dyshuar, të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve (leje qëndrim, vizë dhe pasaportë) janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare kosovare.
Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa tre personat e dyshuar pas arrestimit janë derguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.
Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare.