Kronikë

Arrestohen tre persona që u zunë me armë zjarri

arme

Foto: Ilustrim

Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh) i Policisë ka arrestuar tre persona të enjten në mbrëmje gjatë kontrolleve rutinë të personave e automjeteve.

Një nga kontrollet është kryer mbrëmë në rrugën "Musli Musliu" në Prishtinë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Të arrestuar janë dy shtetas të Kosovës, 18 dhe 19 vjeç, dhe një i Shqipërisë 33 vjeç. 

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga zyrtarët e stacionit Jugu në Prishtinë, ndaj  personave të dyshuar janë iniciuar raste për veprat “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.