Janë arrestuar tre persona për sulmin ndaj kryetarit të Federatës së Peshkatarëve dhe Rojeve të Peshkimit në Liqenin e Vërmicës.
Prokuroria Themelore në Prizren ka thënë se A.S., S.P., dhe I.S, janë arrestuar për shkak se me 2 shtator në Vërmicë, derisa të dëmtuarit M.V., L.M., N.Rr., po bënin inspektimin në liqenin “Drini i Bardhë” lidhur me peshkimin ilegal, “pasi që janë fjalosur të dyshuarit L.S., A.S., A.S., S.P., dhe I.S., me të dëmtuarit, dhe më pas i kanë sulmuar duke i goditur në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e të cilave të dëmtuarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, të konstatuara nga Raportet mjekësore”.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Ndaj tyre është iniciuar vepra “Lëndim i rëndë trupor”.