Kronikë

Arrestohen tre persona në Prishtinë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës të martën ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në lokacione të ndara të cilët po kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinës.

I.K., B.K., dhe A.B. u arrestuan nga Policia.

I.K. është i dënuar me 15 muaj burgim për veprën “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e substancave narkotike”.

B.K. është i dënuar me 125 ditë burgim për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

A.B. është i dënuar me një vit burg për “vjedhë të rëndë”.