Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy shtetas të Shqipërisë në Prishtinë nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve.
Policia ka treguar se kishte pasur informata se një veturë ka hyrë në Kosovë nga Shqipëria për të sjellë një sasi të narkotikëve.
Në veturën e ndaluar me targa të Shqipërisë ishin prezentë dy shtetas të Shqipërisë, S.{. (1966) dhe S.U. (1969).
Sipas, Policisë brenda veturës janë gjetur dy pako me heroinë me peshë prej 21 gramëve dhe një pako me kokainë me peshë prej 36 gramëve.
Ndërkohë është identifikuar edhe banesa e të dyshuarit të dytë, S.U., dhe gjatë bastisjes është sekuestruar një pako me substancë të dyshuar heroinë, me peshë 61 gramë.
Po ashtu janë sekuestruar edhe disa telefona celularë.
Në këtë operacion u sekuestruan në total 81 gramë heroinë dhe 36 gramë kokainë.
Po ashtu në veturë me të dyshuarit ishte edhe një person tjetër V.P. (1987), që ka rezultuar me urdhërarrest aktiv për vuajtje të dënimit prej 1 vit e 8 muaj burgim. Ai është dorëzuar në stacion policor në Prishtinë.
“Ndërkohë të dy të dyshuarit janë shoqëruar dhe intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës. Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet nga Policia e Kosovës.