Kronikë

Arrestohen katër nxënës për përleshje fizike brenda shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

Rrahje

Foto-Ilustrim

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje fizike brenda një shkolle në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa i lënduar ka mbetur një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor.

“Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

KOHA ka kuptuar se bëhet fjalë për shkollën “28 Nëntori” në kryeqytet.