Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuarit për veprën penale “ Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” që ka ndodhur më 12 korrik të këtij viti.
Të dyshuarit janë kërkuar edhe përmes kërkesës për bashkëpunim me qytetarët e cila ishte lëshuar vetëm një ditë pas ndodhjes së rastit.
“Të dyshuarit janë arrestuar, të njëjtit janë intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, dhe pas intervistimit më urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.