Dy persona janë arrestuar në Aeroportin “Adem Jashari” për shkak se kanë prezantuar teste fals për COVID-19.
Sipas Policisë, të njëjtit po udhëtonin për në Verona të Italisë.
Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve.
“Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.). Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër. Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe në konsultim më të, është iniciuar rasti karshi veprës penale ‘falsifikim i dokumenteve’ ndaj dy të dyshuarve të lartcekur. Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgon në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.