Kronikë

Arrestohen dy persona, dyshohet se sulmuan seksualisht një të mitur

arrestohen

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Obiliq për sulm seksual. 

Ata dyshohen se kanë sulmuar seksualisht një të mitur dhe janë dërguar në mbajtje. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.