Kronikë

Arrestohen axha dhe babai pasi rrahën vajzën e mitur

Arrestime, ilustrim

FOTO: Ilustrim

Dy burra janë arrestuar në Prishtinë për dhunë në familje. 

Policia ka njoftuar se babai dhe xhaxhai kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj të miturës. 

Xhaxhai i saj është dërguar në mbajtje. 

“Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se axha dhe babai i saj kanë ushtruar dhune fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, axha i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa babi i saj është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.