Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se 5 persona janë arrestuar për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.
Në njoftim thuhet se sipas dyshimeve fillestare, personat e përfshirë duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, kanë pajisur me fletë poseduese personin M.S., për pronën e cila gjendet në Fushë-Kosovë, me sipërfaqe prej 2 hektarësh, dhe më pas personi M.S. ka tentuar që në bashkëpunim me persona të tjerë këtë pronë ta tjetërsoi përmes shitblerjes tek personat M.Z. dhe M.Z. me dokumente të falsifikuara në vlerë prej 1.5 milionë eurosh.
Të dyshuarit thuhet se janë duke u hetuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet e dikujt duke e dëmtuar me 500 mijë euro
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Arrestohen dy zyrtarë të MPB-së, kundërligjshëm lëshonin lejeqëndrimi për shtetas të huaj
-
Tre të arrestuar, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milionë euro
-
Tre persona ndalohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga Vitia