Kronikë

Arrestohen 4 persona në Prizren, sulmuan dhe e futën në veturë me forcë një burrë

Policia e Kosovës

FOTO: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar të mërkurën në Prizren pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht një burrë dhe me forcë e kanë futur në një veturë dhe e kanë dërguar në një vend tjetër.

Ata po dyshohen për veprën penale “privim të kundërligjshëm nga liria”.

“Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Viktima thuhet se është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit theksohet se janë dërguar në mbajtje.