Kronikë

Arratiset edhe një i burgosur

FOTO: Ilustrim

FOTO: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se paraditen e së mërkurës i burgosuri L.XH. është arratisur nga reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar. Për rastin, SHKK-ja ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues.

L.XH. është i akuzuar për veprën penale “fajde”. Qe arrestuar më 19 korrik gjatë një aksioni në Prishtinë bashkë me tre të tjerë. 

SHKK-ja ka nisur hetimet se si ka ndodhur rasti.

Gjatë korrikut pati dy arratisje nga burgjet e Kosovës. Fillimisht u arratis Faton Hajrizi, që dyshohet se është vrarë në Serbi, nga burgu i Smrekonicës e më pas edhe Ujkan Metaj nga burgu i Dubravës. Metaj u arrestua pas pak ditëve.

LEXO EDHE: