Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi se është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Sh.A., me dyshimin se më 10 mars të këtij viti kishte tentuar t'i privonte nga jeta të dëmtuarit D.S., J.S. dhe F.Zh.
Sipas njoftimit, ai ka kryer veprën penale "vrasje e rëndë në tentativë", në një restorant në Gjakovë. Në pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës thuhet se i pandehuri akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve.
Prokuroria njoftoi se edhe i pandehuri J.M., e kishte ndihmuar me dashje të pandehurin Sh.A. në kryerjen e veprës penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë”.