Kronikë

Aktakuzë ndaj të pandehurit B.U. për vrasje në tentativë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj B.U., për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. 

I pandehuri gjendet në paraburgim që nga 15 korriku nën dyshimin se i ka kryer këto dy vepra penale. 

“Sipas aktakuzës, i akuzuari B.U., me datë 17.05.2024, rreth orës 17:30, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pasi takohet me viktimën J.A., paraprakisht kërkon nga i njëjti t’ia japë një shumë parash prej 2 mijë e 500 eurosh në formë të borxhit dhe pasi viktima i thotë se nuk e posedon një shumë të tillë, i njëjti nxjerr pistoletën dhe nga dritarja e automjetit të markës ‘WV Passat CC’, e cila ka qenë e hapur, shkrep në drejtim të viktimës, me ç’rast e plagos në këmbën e tij të djathtë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima i nënshtrohet tretmanit mjekësor pranë repartit kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.