Kronikë

Aktakuzë ndaj serbit që iu kapën armë në Leposaviq

Policia e Kosovës

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.M., që akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit më 31 tetor të 2024-s në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, i janë gjetur tri pushkë, gazë maskë ushtarake, thika, kapela të policisë serbe, qindra fishekë, dylbi, bajonetë, shufër metalike të policisë dhe radiolidhje.

Të gjitha këto i janë gjetur në shtëpinë e tij pas kontrollit policor.

Ai ishte arrestuar i armatosur në malet e fshatit Soqanicë.