Prokuroria Themelore në Gjakovë njoftoi se është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Gj.Gj dhe Z.A., për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit më 25 qershor të 2023-s në një fshat në Gjakovë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave B.I. dhe H.I.
Ky rast thuhet se ishte shkaktuar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të përfshirëve.
“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në komunikatë.