Kronikë

Aktakuzë ndaj 5 personave dhe 3 kompanive për falsifikim të dokumenteve e shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale

Foto: Driton Paçarada

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve, prej të cilëve pesë persona fizikë dhe tri biznese, për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “shpëlarje e parave”. 

Në njoftimin e organit të akuzës thuhet se aktakuzës së ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i kanë paraprirë hetime disavjeçare. 

Personat fizikë të përfshirë në aktakuzë kanë inicialet E. M., K. A., E. LL., K. LL. dhe I. L. Dhe disa nga ta janë shtetas të Shqipërisë. 

Sipas burimeve të KOHËS, personat juridikë ushtrojnë veprimtari biznesore në sektorin e shëndetësisë, kurse ata fizikë kanë lidhje edhe me disa nga mediat.