Kronikë

Aksion policor kundër grabitësve në kryeqytet, dy të mitur në mesin e të arrestuarve

Foto ilustrim: Arrestim

Nëpërmjet një aksioni policor, tre persona janë arrestuar së fundmi për dy raste të ndara të grabitjeve në Kosovë. Dy të mitur janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se kanë grabitur në lagjen “Dardania”, derisa ndaj tyre kanë nisur veprimet dhe procedurat e nevojshme policore.

Autoritetet policore njoftuan se ata janë dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë është një i arrestuar pasi dyshohet se në shkurt të këtij viti ia kishte grabitur portofolin një shtetase të huaj, në rrugën “Rrustem Statovci”.

Ai është dërguar në mbajtje dhe janë iniciuar procedurat policore.