Policia, të martën në mëngjes ka nisur aksion në Gjakovë kundër fajdexhinjve.
Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, i ka thënë KOHËS se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë.
Ai nuk ka bërë të ditur nëse ka të arrestuar deri më tash, pasi siç ka thënë, operacioni është në fazën fillestare.
“Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit është duke e zhvilluar një aksion kundër fajdeve në Gjakovë. Detaje në lidhje me këtë aksion nuk mund të japin njëherë për shkak se operacioni është në fazën fillestare”, ka thënë Elezaj.