Kronikë

Aksident në Suharekë, vdesin dy persona

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku në Suharekë të dielën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, i tha KOHËS se në aksident janë përfshirë një veturë e një motoçikletë, e viktimat ishin në motoçikletë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40 në fshatin Shirokë të Suharekës. Janë dy viktima që kanë qenë në motoçikletë. Të gjitha njësitet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurtimisht Aliu.

Në vendngjarja ka dalë edhe prokurori i rastit.