Kronikë

Aksident në Sllatinë, një person i lënduar

Aksident

Foto ilustrim

Dy vetura kanë shkaktuar aksident trafiku të dielën në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15, ku lëndime të lehta trupore ka pësuar njëri prej ngasësve, ka njoftuar Policia e Kosovës për KOHËN.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime lidhur me shkakun e aksidentit. Në vendin e ngjarjes edhe ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës iu ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që në këtë periudhë të ndryshimeve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.